Home Aktualitet Ikën tërmeti,...

Ikën tërmeti, vjen stuhia me erë dhe shi të fortë

675
0

Nga Lindita Kokoli- 

Mbrëmë në ora 23.08 një tërmet i fortë 5.7 ballë goditi pothuaj krejt Ballkanin Perëndimor, lëkundjet e të cilit u ndjenë edhe në Shqipëri. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi nuk raportohet për dëme materiale.

Qendra e këtij tërmeti ishte në Bosnjë Hercogovinë.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, e cila ka dhënë detaje. Sipas EMSC, tërmeti ishte në zonën e Stolacit (Bosnjë –Hercogovinë) dhe është ndier në të gjithë Ballkanin.

Qytetarët e Sarajevës kanë shkruar në rrjetet sociale se tërmeti ka zgjatur më shumë se 30 sekonda.

Ndërkohë, shumë qytetarë të Mostarit kanë dalë nga shtëpitë e tyre pas tërmetit dhe një viktimë është shënuar.

Lëkundjet u ndjenë mbi 400 km nga rreth 20 milion njerëz në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Serbi, Itali dhe Slloveni”.

Por pas tërmetit që u ndje fort në Tiranë dhe në krejt veriun e Shqipërisë, sot moti do të jetë me stuhi.

Moti do të jetë me vranësira kthjellime dhe reshje në mesditë. Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 8-19°C

Zona e ulët 8-23°C

Zona bregdetare 12-22°C

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit