Home KRYESORE Iku nga burgu...

Iku nga burgu edhe Bllako!

312
0

Nga Ben Manaj-

Iku nga burgu edhe Bllako dhe do jetë në ”arrest shtëpie” me arsyetimin se ka mbaruar procesi hetimor dhe nuk ka mundësi të ndikoj në proces! Uauu! Sa jam kthyer nga një gjykatë ku i pandehuri normalisht do duhet të rrijë brenda, pasi dënimi që parashikon ligji është më i madh se koha deri në ditën e shpalljes së vendimit.

Nuk e di në rastin e Bllakos, çfarë parashikon ligji, por argumenti se ka mbaruar hetimi nuk mban ujë, se përderisa ke shkuar në gjykatë dhe gjykata ka vendosur se duhet të rrish në burg sa të filloj dhe mbarojë procesi gjyqesor, do thotë se hetimi ka mbaruar.

Se me këtë llogjike, i bie që askush pasi paditet dhe del në gjykatë të mos shkojë në burg se ka mbaruar hetimi. Pastaj, nëse familja e tij është në gjendje të rënduar, nuk përbën argument të ezauruar se duhet të kaloj me patjetër në arrest shtëpiak. Në sistemin anglo-sakson të drejtësisë nuk parashihet ndërrimi i masës së arrestit se është e rënduar gjendja e familjes apo ndonjë familjari, pasi shumë veta kam dëgjuar që kanë nënën ose babanë me sëmundje të keqe dhe duhet të ndryshohet masa e arrestit apo lirohen me kusht!

Ok, nejse, drejtësia tashmë është e pavarur dhe nuk pyet për asnjë, madje as për ish-deputet socialist dhe as SPAK-un që turfullon me këtë vendim! Mezi pres reagimin e Ambasadës amerikane për këtë vendim të Gjykatës ose gjykatëses që me siguri do jetë në ndonjë foto me Ambasadoren, se kanë hedhur lekë të madh ata për Reformën! Shyqyr që ja arritëm kësaj dite, thoni!

P.S Andej nga familja e Saimirit dhe Kokës si është gjendja; e rrënduar apo normale!? S’di si të urroj njeriu normale apo të rrënduar!? Jetojmë në epokën e Netfliksit dhe jeta na duket si në filmat e kësaj platforme!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit