Home Aktualitet Ilegalisht në...

Ilegalisht në Britani, 5 vite burg. Mediat jehonë faqeve në TikTok: Çmimi deri në 5 mijë paundë

225
0

Kohët e fundit në mediat britanike i është kushtuar një vëmendje e madhe, futjes në mënyrë ilegale në Britani të shtetasëve nga vende të ndryshme të Europës, përkatësisht nga Shqipëria. Avokati Naim Hasani, thotë se çdo person që hyn ilegalisht në Britaninë e Madhe, tani merr një dënim që maksimumi shkon në 5 vite burgim. Për të grupet kriminale që mundësojnë dërgimin e emigrantëve ilegalë në Britani, rrezikojnë burgim të përjetshëm.

Kurse deputetët u bënë thirrje ministrave që të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të deportuar emigrantët në Ruandë, pas një rritjeje të numrit të shqiptarëve që përdorin gomone për të hyrë në Britani.

Mediat kanë zbuluar dhjetëra faqe në TikTok, një pjesë e të cilave shqiptare të cilat haptazi ftojnë qytetarët që të guxojnë për të përmbushur ëndrrën e tyre për të emigruar në Britaninë e Madhe. “Francezët nuk do t’u ndalojnë”, shkruhet në një prej tyre. Një tjetër tregon vendin ku bëhet nisja, orarin, madje njofton dhe ulje të çmimit për sezonin e verës.

Shifrat e fundit tregojnë se shqiptarët tashmë përbëjnë 40% të hyrjeve ilegale nga Franca veriore, me gomone dhe varka të vogla që prej 12 korrikut, duke eklipsuar të gjitha kombësitë e tjera, duke përfshirë afganët, iranianët, irakenët dhe sirianë.

Reklamat e mediave sociale ofrojnë çmime të volitshme për kalime të kanalit nga 3,500 paund deri në 5000. Mes të tjerash në llogaritë e TikTok jepen dhe këshilla sesi qytetari që ka hyrë ilegalisht në vend mund të përdorë sistemin për të kërkuar azil.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit