Home Aktualitet Ilir Meta jep...

Ilir Meta jep dekoratën “Nderi i Kombit” Ndriçim Kullës

581
0
Nga Ilir Meta-
E veçantë kënaqësia, që me praninë e shumë figurave të nderuara të artit, kulturës dhe politikës, të vlerësoja sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, një ndër personalitetet aktualë më të spikatur të letrave shqipe, studiuesin, krijuesin, publicistin dhe botuesin e mirënjohur, Ndriçim Kulla, i cili si rrallë kush në dekadat e fundit ka shpalosur me veprimtarinë e tij vlerat më të spikatura kulturore, letrare dhe shkencore me rëndësi kombëtare.
Nderimi i tij është shprehje mirënjohje ndaj kontributit të vyer dhe arritjeve të shquara në paraqitjen dhe botimin e veprave të dijetarëve të elitës letrare dhe filozofike të mendimit shqiptar, duke u shndërruar në një shembull unik të qëndresës dhe forcës së karakterit ndaj diktaturës, si dhe të përkushtimit në shërbim të demokracisë dhe kulturës kombëtare.
Vlerësimi për Ndriçim Kullën është gjithashtu dëshmi e respektit, obligimit dhe nderimit, për gjithçka ky personalitet por edhe çdo studiues, krijues dhe botues shqiptar ka bërë ndaj kauzës së Atdheut dhe kulturës sonë kombëtare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit