Home Aktualitet Inaugurimi i ...

Inaugurimi i skulpturës “Vajza me Lule”, realizuar nga artisti i popullit Mumtas Dhrami

252
0

Një kënaqësi e veçantë për drejtuesit e bankës Credins të jenë prezent në inaugurimin e një vepre arti që simbolizon një vlerësim mjaft të madh për kontributin e femrës dhe rolin e jashtëzakonshëm të saj, jo vetëm në punë e familje, por mbi të gjitha në të gjithë shoqërinë shqiptare.

Skulptura titullohet “Vajza me Lule”, dhe është realizuar me mjaft mjeshtëri nga artisti i popullit Mumtas Dhrami, një artist i cili është padyshim njëshembull i jashtëzakonshëm talenti dhe dedikimi nëfushën e artit dhe krijimtarisë duke lënë gjurmë nëhistorinë shqiptare. Është cilësuar si artisti që skaliti historinë e kombit shqiptar dhe është dalluar për kreativitet si dhe origjinalitet duke marrë edhe titullin “Skulptor i Popullit” në vitin 1978, si dhe titullin “Nder i kombit”.

Skulptori Dhrami, ndër vite ka krijuar vepra tëpanumërta nëbashkautorësi si: Monumentin e Kristoforidhit në Elbasan (1962), Monumentin e Pavarësisë në Vlorë (1970), Monumentin e “Nënës Shqipëri” në Tiranë (1971), Autor i monumentit në Drashovicë, Monumentin e Pezës, Obeliskun e Arsimit në Gjirokastër.

Gjithashtu është dhe autor ishumë veprave personale artistike si: Busti i Shkurte Pal Vatës, Busti i Liri Gegos dhe Portreti i Rugovasit në Galerinë e Arteve, Busti i Jani Vretos në Leskovik (1996), Portret i nënë Terezës, Monumenti i Ali Pashë Tepelenës, Monumenti i Lasgush Poradecit, Monumenti i Mitrush Kutelit. etj.

Është nderuar me çmime nga të huajt ku mund të përmendim dekoratë nderi “Bene Merito” nga shteti i Polonisë, si dhe çmime e nderime të shumta nga shteti Shqiptar. Banka Credins, inauguroi një vepër arti të titulluar: “Vajza me Lule”, e realizuar mjaft bukur artistikisht, duke sjellë thjesht dhe këndshëm figurën e femrës.

Vendosja e kësaj skulpture para drejtorisë qendrore të bankës Credins, simbolizon mbështetjen e vazhdueshme të këtij institucioni ndaj figurës së femrës, kontributit të saj të jashtëzakonshëm në ngritjen, zhvillimin dhe rritjen e bankës, po dhe vlerësimin maksimal që i bëhet sot rolit tëfemrës në Shqipëri dhe në botë.

Çdo qytetar dhe klient i bankës, do të shijojë tashmë një vepër arti të realizuar bukur artistikisht. Një falenderim i veçantë për skulptorin që me mjeshtërinë e tij na lë një trashëgimi të tillë artistike në ambientet tona dhe një falenderim për çdo femër që punon në bankën Credins.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit