Home Aktualitet Inaugurohet Q...

Inaugurohet Qendra e re Komunitare në Shkozë, Veliaj: U shërben mbi 500 familjeve në nevojë dhe fëmijëve me aftësi ndryshe

56
0

Qendra Komunitare në Shkozë, e amortizuar ndër vite dhe e dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019, është transformuar në një qendër bashkëkohore, me kushte moderne dhe hapësira të bollshme, për të paktën 500 familje në nevojë, të cilave iu shërben çdo vit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me deputetin e PS, Alqi Bllako, vizitoi Qendrën e re Komunitare, u shpreh se ridimensionimi i kushteve fizike dhe përmirësimi i mjediseve të qendrës do të shërbejë për të ofruar shërbime multidisiplinare për qindra individë dhe familje në nevojë të komunitetit të Shkozës dhe jo vetëm.

“E gjithë Shkoza është kthyer në një kantier. Kemi një bashkim të Unazës së Madhe, e cila vjen nga zona e Farkës në drejtim të Shkozës, duke iu afruar Tufinës, për të dalë në anën tjetër të Bregut të Lumit. Është bërë lidhja edhe me zgjatimin e Lanës, nga Materniteti i Ri deri në Shkozë. Pra, Shkoza që dikur tingëllonte sikur ishte mbrapa botës, sot është një destinacion shumë më i afërt. Por, kantieri më i mirë është kantieri njerëzor dhe këtu në Shkozë kemi një kantier për njerëzit nevojtarë sepse banojnë në banesat sociale apo vijnë nga familje me fatkeqësi të ndryshme, të cilët jetojnë në një komunitet ku ndihen të barabartë,” u shpreh Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit