Home Sporti Inter-Juventu...

Inter-Juventus kërkojnë biletën për finalen e Kupës, ja formacionet e mundshme

83
0

Interi dhe Juventusi do të përballen mbrëmjen e sotme për të siguruar biletën për finalen e Kupës së Italisë. Gjysmëfinalja e parë  në Kupë përfundoi në barazim 1-1 në Torino dhe pikërisht nga ky rezultat, dy skuadrat do të nisen për të synuar një vend në finale.

Dy skuadrat janë përballur me njëra-tjetrën plot 35 herë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Itali, teksa Interi numëron 11 fitore, Juventusi 15 dhe 9 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Sa i përket formacioneve të mundshme, Interi pritet të zbresë në fushë me vendosjen 3-5-2. Dumfries dhe Dimarco pritet të luajnë në krahët e mesfushës, ndërkohë që Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan do të mbështesin dyshen Lautaro dhe Dzeko.

Në krahun tjetër Juventusi kundërpërgjigjet me të njëjtën vendosje, në krahë do të jetë De Sciglio në vend të Cuadrados dhe Kostic. Në mesfushë Rabiot, Locatelli dhe Fabioli formojnë trinomin. Në sulm do të jetë Di Maria që do të jetë në mbështetje të Milik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit