Home Sporti Interi rinovo...

Interi rinovon me talentin shqiptar, i ofrohet edhe Shkodran Mustafi

13
0

Në selinë e klubit zikaltër ka një lëvizje të madhe ditët e fundit ku Drejtori Sportiv, Ausilio është në bisedime me shumë drejtues të tjerë apo agjentë për të sistemuar bilancin e klubit.

Sot ka patur një takim mes klubit zikaltër dhe agjentëve të talentit shqiptar, Andi Hoti, mbrojtësi dardan që luan me Primaveran e Interit në kampionatin e të rinjve. Shtatlarti 18-vjeçar ka admirimin e stafit zikaltër dhe palët duket se kanë arritur akordin për të zgjatur kontratën deri në vitin 2024.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Hotit kanë biseduar me Ausilion edhe për Shkodran Mustafin duke ia propozuar mbrojtësin tjetër me origjinë shqiptare Interit. Rasti Shkodrani është okazion pasi lojtari lirohet më 1 Korrik nga kontrata me Schalken dhe do të jetë i lirë të zgjedhë klubin e ardhshëm.

Nëse për Hotin rruga është e shtruar për të qëndruar, në rastin e mbrojtësit Mustafi duhet ende kohë për të kuptuar strategjinë e Interit pasi fillimisht ata duhet të shesin për çështje të bilancit e më pas të nisin me afrimet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit