Home Sporti Interi shkatë...

Interi shkatërron Torinon dhe merr përkohësisht kreun e renditjes (VIDEO)

51
0

Interi rikthehet te fitorja në kampionat duke marrë një fitore të thelë 0-3 në duelin ndaj Torinos. Në pjesën e parë ishte protagonist Yann Sommer me disa ndërhyrje shpëtimtare.

Inzaghi ndërhyri me tre zëvendësime, teksa holandezi Dumfries, në aksionin e parë, shërbye saktë për Thuram, që gjuajti saktë në cepin e portës dhe u dha avantazhin zikaltërve. Vetëm 7 minuta më vonë ishte kapiteni Lautaro Martinez që devijoi në rrjetë një top të ardhur nga këndorja dhe dyfishoi shifrat.

Për të vulosur sfidën mendoi turku Calhanoglu, që në shtesë ekzekutoi saktë një penallti të fituar nga Mkhitaryan dhe dërgoi shifrat në 0-3. Interi ngjitet në krye të renditjes me 22 pikë, një më shumë se Milani, që luan ndeshjen e tij të dielën në mbrëmje në “San Siro” përballë Juventusit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit