Home Sporti Inzaghi flet ...

Inzaghi flet për duelin ndaj Mourinhos: Bukur të takoj trajnerin e tripletës

74
0

Në vigjilje të ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Romës, trajneri i Interit, Simone Inzaghi është ndalur dhe te situata e dëmtimeve, që do e kushtëzojnë për shkak dhe të kalendarit të ngjeshur. Strategu italian foli dhe për Jose Mourinhon, i cili në ambientin zikaltër është shumë i dashur për shkak të tripletës.

“Do të jetë kënaqësi të takoj trajnerin e tripletës, do të jetë e veçantë për të të përballet me Interin, ndaj do të ketë nevojë për shumë vëmendje. Gjithsesi karriera e tij flet për të.

Nuk do të jetë Darmian dhe Ranocchia, ndërkohë që ka shumë pak shanse edhe për Kolarov dhe de Vrij. Bastoni është më mirë. Ka disa hematoma, ndaj do të bëjmë vlerësimet tona.

Dzeko? Do të jetë një ndeshje e veçantë për Edin, ai u stërvit mirë, me Spezian rikuperoi energjitë. Në Romë duam të shkojmë të bëjmë një ndeshje të madhe. Barella? Mendova t’i jap pak pushim sepse ka shumë lojtarë po aq të rëndësishëm”, deklaroi Inzaghi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit