Home Sporti Inzaghi rrezi...

Inzaghi rrezikon shkarkimin, në Milano shfaqet duke darkuar pasuesi i tij

520
0

4 humbje në 8 ndeshjet e para në këtë sezon në Seria A kanë verë realisht në rrezik pozicionin e Simone Inzaghit në krye të Interit. Strategu i zikaltërve tashmë mund të shkarkohet nëse vijon me rezultateve negative.

Në mediat italiane së fundmi ka pasur shumë zëra për pasuesin e tij. Në Milano është parë Paulo Sousa duke darkuar me disa nga miqtë e tij, por mund të jetë dhe një indicie se së shpejti mund ta shohim në krye të Interit.

Sportmediaset shkruan se Inzaghi luan fatin e tij në ndeshjen kundër Barcelonës, teksa nëse dështon, atëherë më shumë mundësi mund të largohet dhe vendin e tij do ta zërë ish-trajneri i Fiorentinës.

Sousa së fundmi provoi një eksperiencë te Flamengo, por nuk do të rezistonte më shumë se 6 muaj, ndërkohë që më parë as te Polonia nuk arriti të kishte suksesin e pritur. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit