Home KRYESORE Irani sulmoi ...

Irani sulmoi me mbi 200 dronë dhe raketa, por dështoi. 99 % u rrëzuan nga Izraeli, SHBA dhe UK

1546
0

Izraeli tregoi se është supërfuqi ushtarake, por jo vetëm. Rrëzoi afro 99 % të dronëve dhe raketave të nisura nga Irani.

Irani lëshoi ​​dy valë raketash kundër Izraelit në sulmin e nisur mbrëmjen e 13 prillit. Mbi 200 dronë e raketa u lëshuan drejt tokës hebrenje. Kjo u raportua nga një burim i administratës amerikane për ABC News.

Ndërkohë, nga sulmi ajror me dronë dhe raketa disa qytetarë izraelitë u plagosën gjatë arratisjes në strehimore, raportoi shërbimi izraelit i urgjencës, sipas ABC. Për momentin nuk ka asnjë lajm për ndonjë të vdekur.

Një burim izraelit tha se sistemi i mbrojtjes ajrore ka kapur 99% të dronëve dhe raketave të lëshuara nga Irani. Media Ynet citon zyrtarë izraelitë për lajmin.

Mjaft dronë dhe raketa iraniane u interceptuan në Jordani e Siri edhe nga ushtria amerikane e ajo britanike, duke zbehur ndjeshëm valën e sulmit ajror mbi Izrael.

Tel Avivi ka paralajmëruar me kundërpërgjigje ushtarake ndaj Iranit. Kabineti i luftës i mbledhur me urgjencë miratoi vendimin për “përgjigje ushtarake” ndaj Teheranit.

Ja komenti i radios “Europa e Lirë”:

Një mori dronësh dhe raketash të nisura nga Irani në drejtim të Izraelit, janë goditur prej sistemit izraelit për mbrojtje ajrore, duke ua pamundësuar pajisjeve ndikimin në tokë.

Shpërthime të mëdha dhe shkëndija drite janë parë të dielën mbi qiellin e Jerusalemit rreth orës 02:00 të mëngjesit, sipas orës lokale.

Ushtria izraelite ka thënë se Irani ka nisur më shumë se 200 dronë vetëvrasës, raketa lundruese dhe raketa balistike drejt Izraelit.

Zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari, ka thënë se sistemi izraelit për mbrojtje ajrore, dhe aleatët në rajon, kanë goditur “shumicën” e raketave dhe dronëve, dhe se dhjetëra prej tyre janë goditur jashtë territorit izraelit.

Ai ka thënë se disa prej raketave që kanë depërtuar në Izrael kanë shkaktuar “dëm të vogël në instalime ushtarake në jug”.

Mediat amerikane dhe ato britanike kanë raportuar se forcat e armatosura të këtyre dy shteteve tashmë i kanë shkatërruar disa dronë dhe raketa në zonën kufitare Irak-Siri, teksa ato kanë qenë në rrugë drejt Izraelit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, është takuar me këshilltarët për siguri kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, pas nisjes së sulmeve.

“Përkushtimi ynë për sigurinë e Izraelit, që kërcënohet prej Iranit dhe rrjetëzimeve të tij, është i hekurt”, ka thënë Biden në një postim në X, platformë e njohur më parë si Twitter.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit