Home Aktualitet Ish-deputeti ...

Ish-deputeti i PS: Emigrim ka në të gjithë Europën! Rama i pafuqishëm ta parandalojë

220
0

Pse po zbraset Shqipëria? Sipas ish-deputetit të PS-së, Ervin Bushati, emigrimi masiv po ndodh në shumë shtete të Europës, teksa iu drejtua të të ftuarve të tjerë duke u shprehur se Rama është i pafuqishëm ta parandalojë këtë fenomen në Shqipëri.

DEBATI:

Ervin Bushati: Është i pafuqishëm Edi Rama për ta ndaluar emigracionin.

Eni Vasili: Pse është i pafuqishëm?

Ervin Bushati: Në shumë vende të Europës Qëndrore dhe në të gjithë Evropën, Gjermani dhe Angli po ndodh emigrimi. Dje po dëgjoja te BBC janë dy milionë vende për IT në Angli dhe s’dinë si ti mbushin. Shqipëria po ta pranojmë ka në ekonomi një fenomen që quhet konvergjenca. Vendet që do hyjnë në BE dhe që llogaritet të kenë të ardhurat e BE do presin 50-60 vjet dhe më vjen shumë keq për këtë. Mos të vazhdojmë me këtë historinë na dhemb zemra e kështu. Unë s’jam dramatik.

Adriatik Lapaj: Po se s’ke pas hall ti.

Ervin Bushati: Unë shkova jashtë kur Shehu ishte ministër kurse Milva drejtoreshe. Edhe sot nuk e di ca do ti them fëmijëve se ça do të ndodhi me Shqipërinë. Ta lëmë këtë pjesën dramatike se kam pas gjyshin emigrant dhe kam familjarë edhe sot. Poloni ka bërë çdo gjë edhe Hungari por nuk i ktheu dot.

Polonia pati një rritje të madhe ekonomike, ndryshoi sistemi i drejtësisë, ndryshuan të ardhurat dhe kanë bërë të gjitha skemat për të rikthyer popullatën, dhe për ta motivuar që të bëjnë fëmijë. Nuk e motivon dot çiftin që të bëjnë fëmijë, me faturën ekonomike.

Në zhvillim ekonomik fillon e bie fertiliteti. Ne patën një problem dhe ta pranojmë se duhen ndryshuar disa. Në 1990 ime më ka qenë Drejtoresha e Parë e Planifikimit Familjar. E ulën aq shumë fertilitetin sa e çuan 1.3

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit