Home Aktualitet Ish-deputetja...

Ish-deputetja Hajdarmataj: Fakti që Alibeaj është në krye të grupit Parlamentar, është thirrje për bashkim

122
0

Synimi i PD-së sipas ish-deputetes dhe anëtares së Komisionit të Rithemelimit Mimoza Hajdarmataj, përveç bashkimit është edhe krijimi i një opozitë të fortë për të rikthyer shpresën tek shqiptarët. Lidhur me heqjen e disa prej figurave të rëndësishme të Partisë Demokratike nga grupi i Whatsapp-it për mediat, ajo tha se nuk janë përjashtuar, por se po bëhe një riformatim.

”Mos të kapemi pas detajeve, nuk është përjashtim ristrukturimi i në grupi Whatsapp-t. Kemi situata që një person kanë mbajtur disa funksione, apo i kanë mbajtur ato në kundërshtim me statutin. Kemi bërë riformatim, aty kishte persona jo të duhur. Nuk kanë punë deputetët në një grup Whatsapp-i për mediat. Nuk quhet përjashtim të Desada Meta, pasi ajo ka një detyrë të re në AMA, apo Endi Hasa. Duam ta largojmë PD nga paligjshmëria. PD drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit. Ky grup që e ka drejtuar partinë nga 11 dhjetori-30 prill, kur do jetë Kuvendi i radhës. Aty ku do votohet edhe Këshilli Kombëtar”.

Hadarmataj tha se fakti që kyetari i komanduar Enkelejd Alibeaj është në krye të grupit Parlamentar, është si një thirrje për bashkim. ”Fakti që Alibeaj është kryetari i Grupit Parlamentar, është hapi janë i parë i ftesës për bashkim. Alibeaj duhet t’i nënshtrohet vullnetit të shumicës. Kryesoja është që të rikthehet funksioni i Grupit Parlamentar”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit