Home Aktualitet Nga fjala e i...

Nga fjala e ish-kryeministri italian, Massimo D’alema, “Rugova dhe Perëndimi”, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës

41
0

Ish-kryeministri italian, Massimo D’alema, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka folur në konferencën “Rugova dhe Perëndimi” të organizuar në Prishtinë.

D’alema ka treguar përpjekjet e qeverisë italiane për lirimin e Ibrahim Rugovës nga qelia, ku ishte burgosur nga regjimi i Millosheviç, duke thënë se ishin të bindur për vendimin që kishin ndërmarrë.

Gjithashtu, ish-presidenti italian kujton shqetësimin e Bill Clinton, i cili kishte thënë se kur të lirohet Rugova, NATO nuk do të kishte arsye për të bombarduar.

“Ishte e padiskutueshme që duhej të lirohej Rugova. Qeveria e Italisë mori përgjegjësi për lirimin e Ibrahim Rugovës dhe kam biseduar dhe me presidentin e Italisë në atë kohë dhe ishin të bindur për vendimin që duhej ndërmarrë.

E rikujtoj dhe shqetësimin e Clinton, që kur Rugova paqësor të lirohej NATO nuk do të kishte arsye për të bombarduar dhe në një konferencë në Romë kishte falënderuar NATO-n dhe popullin e tij.

Më kishte falënderuar dhe unë ia ktheva duke i thënë që duhej të falënderonte Rugovën sepse ai është i lirë. Unë nuk bëra asgjë për ta këshilluar atë. Clinton ishte për fuqinë e Rugovës dhe personalitetin e tij.

Europianët ishin të bindur se Rugova përfaqësonte të kaluar dhe se lufta kishte marrë dhenë, por pavarësisht asaj u pa qartë më vonë se kishte autoritetin dhe dëshirën e qytetrëve të Kosovës për të drejtuar vendin edhe kur erdhi Bernard Kushner.

Bashkësia ndërkombëtare ka njohur simbolet dhe trazirat e popullit të Kosovës dhe ai e ka thënë këtë dhe në librin e publikuar. Ai thoshte për intelektualin se dy rrugë ka; vazhdo lexo libra ose vepro. Ai dëshironte që populli i Kosovës që thoshte ‘unë jam presidenti i popullit’ dhe donte të krijonte  në lidershipin e tij një lidhje ekonomike dhe sociale dhe një sistem paralel të edukimit si dhe për të vazhduar rrugën drejt Pavarësisë. Këto ishin arsyet pse PE e nderoi me çmim”, tha D’alema.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit