Home Bota Ish-kryeminis...

Ish-kryeministri serb: Vuçiç e ka firmosur vetë marrëveshjen për targat

138
0
Beograd, 20. novembra 2019 - Samostalni poslanik i predsednik Nove stranke Zoran Zivkovic na konferenciji za novinare. Poslanici vladajucih stranaka najavili su danas da ce glasati za Predlog budzeta za 2020. godinu koji predvidja unapredjenje zivotnog standarda gradjana i velika ulaganja u infrastrukturu, dok opozicija ocenjuje da je rec o predizbornom budzetu. FOTO TANJUG / SAVA RADOVANOVIC / bb

Ish-kryeministri i Serbisë, Zoran Zhivkovic, është shprehur se çështja e reciprocitetit me targat është pjesë e marrëveshjes që Aleksander Vuçiç ka nënshkruar me Kosovën para pesë vjetësh.

Sipas Zhivkovic, gjithçka që po ndodh aktualisht është “pasojë e veprimeve të Vuçiçit”, shkruan klix.ba. Politikani serb është shprehur gjithashtu se u desh që të kalojnë pesë vite që Vuçiç ta kuptojë se ajo çfarë kishte nënshkruar ka qenë gabim dhe se “është vetëm faji i tij”.

“Prandaj ata tashmë po përpiqen të luajnë shpëtimtarin e serbëve.”

Kujtojmë se nga dita e djeshme Republika e Kosovës ka filluar implementimin e reciprocietetit të targave. Makinat me targa të Serbisë do të mund të futen në Kosovë vetëm pasi të kenë hequr ato serbe dhe të kenë vendosur tabelat provuese të Republikës së Kosovës.

Një vendim i tillë ka nxitur tensione derisa kemi parë reagime nga BE dhe Ambasada e SHBA-së, që kanë bërë thirrje të mos merren vendime të tjera të njëanshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit