Home Aktualitet Ish-kryetari ...

Ish-kryetari socialist në pranga, SPAK: Rruga që firmosi Tuci shkaktoi dëm 234 milion lekë

23
0

Një tjetër socialist ka rënë në pranga. Fjala është për ish-kryetarin e Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci i arrestuar me urdhër nga SPAK-u. Ai akuzohet për shpërdorim detyre. Në kohën kur ishte kryebashkiak, Fran Tucit i është arrestuar i vëllai Albert Tuci, në muajin qershor 2020, gjatë operacionin antidrogë “Shën Mëri 2020”.

SPAK-u ka reaguar zyrtarisht për arrestimin e ish-kryebashkiakut. Ai akuzohet për shpërdorim detyre pasi lejoi hapjen e një rrugë duke shkaktuar dëm 234 milion lekë fondit pyjor.

Sipas SPAK-ut, pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se në territorin nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Fushë-Arrëz, në kundërshtim me të gjithë kuadrin ligjor në fuqi, është hapur një segment i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor.

Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit të kryer në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234 milion lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë-Arrëz.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit