Home Aktualitet Ish-ministri ...

Ish-ministri i financave, Shkëlqim Cani, fundos qeverinë Rama me dëshminë e tij para komisionit hetimor parlamentar

3014
0

Sot para komisionit hetimor për inceneratorët ishte ish-ministri i financave Shkëlqim Cani. Saktësojmë se Shkëlqim Cani ka qenë ministër i financave në qeverinë e Edi Ramës.

Ai tha troç dhe pa asnjë ekuivok se nuk pranoi për firmosjen e fondit për inceneratorët, pasi ishte jo korrekt me ligjin. Ish-ministri i financave Cani theksoi se nuk ka asnjë VKM që mund ta miratojë fondin e dhënë për inceneratorët.

Ndërkohë Jorida Tabaku theksoi se VKM ka vendosur kundër ministrit të financave. Më pas ish-ministri i financave tha se ka dhënë dorëheqjen vetëm se refuzoi firmosjen e fondit për kërkesën e ministrisë së mjedisit.

Ish-ministri Canaj ka thënë se ishte emergjencë dhe për të miratuar duhej ndërhyrja e qeverisë, e cila ndërmori një vendim të tillë me anë të një VKM-je.

“Se pari, ne thamë qe ne materialin qe ju keni paraqitur, relacionin nuk jepet argumenti financiar. I themi qe ju nuk jeni bazuar ne ligj lidhur me koncesionet dhe prokurimet publike.

Ky projektvendim ne dijeninë time nuk eshte miratuar.

Sa i takon financimit, koha ecte ose do behej ose nuk do behej.

Ishte emergjence, mbledhja e mbeturinave. Kjo mbase ka sjelle qe gjerat te përshpejtoheshin.

Sepse po te kalohej buxheti dhe nuk do kishte reagim, do hynte ne fuqi pas buxhetit dhe rutina merrte kohen e vet. Ministria e Financave ka marre ate projektvendim, e ka refuzuar për tre arsye.

E treta, arsyeja financiare dhe përmbushja e detyrimeve nga kompania.

Kërkonim qe te dyja palët te ishin ne gjendje qe te përmbushini detyrimet.

Që të përfshihej ose jo, duhej që qeveria të angazhohej sepse buxheti është një akt madhor sepse aty vendoset politika ekonomike për vitin e ardhshëm dhe afatmesëm. Lidhur me atë që ju thoni se me VKM është miratuar kjo procedurë e veçantë.

Këtë nuk e di. Sepse ministria e Financave ka qenë kundër që të vendoset procedurë tjetër. Unë, në dijeninë time, besoj se jam i sigurt që nuk ka VKM që të miratojë ëtë procedurë jashtë ligjit”, tha Cani..

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit