Home KRYESORE Ish-portieri ...

Ish-portieri i Polonisë kritikon ashpër lojtarët dhe trajnerin para duelit me Shqipërinë: Ne luajmë si vajza!

43
0

Në Poloni është një situatë kaotike në prag të ndeshjes ndaj Kombëtares sonë, të dielën në “Air Albania”. Fitorja ndaj Ishujve Faroe nuk ka shuar zërat dhe polemikat, pasi kritikat kanë qenë të mëdha.

Mbi të gjitha së fundmi ka spikatur një intervistë e dhënë nga Jan Tomaszewski për “Super Express”, ish-portier i Polonisë, i cili herë pas herë pëlqen të gjykojë, ofendojë dhe komentojë “pa kafshuar” gjuhën.

“Çfarë nuk funksionoi në këtë ndeshje (Ishujve Faroe)? Santos tha pas ndeshjes: “Ne donim të luanim në krahë shumë shpejt, gjithçka ishte shumë shpejt”.

Trajner, a e di se çfarë do të thotë gjuajtje nga distanca? Nuk kemi gjuajtur asnjë gjuajtje nga 18-20 metra. Zoti trajner, a e kuptoni që përveçse të thoni: “Epo… Luaj pak më ngadalë”, ka diçka që quhet driblim?

Kjo do të thotë se një lojtar kalon tjetrin dhe tjetri bën faull. Sigurisht, ne luajtëm si vajza – kthejmë topin pas, asgjë nuk ndodh, Zoti na ruajt, të më ndodhë ndonjë gjë.

Më lejoni t’ju kujtoj se ata kishin dy situata, nëse ky lojtar … Më vjen keq, këta lojtarë, këta zyrtarë nga Ishujt Faroe, nëse do dinin të luanin pak futboll, ishin dy situata në 0-0 që mund të shënonin”, deklaroi ish-portieri që ka luajtur 63 ndeshje me Kombëtaren e Polonisë nga viti 1971 deri në 1981. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit