Home POLITIKE Ish-president...

Ish-presidenti Topi thirrje ndërkombëtarëve: Të bëjnë presion për reformën në politikë

340
0

Ish-presidenti Bamir Topi i bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që të ndërhyjnë dhe të ushtrojnë presion për një reformë në politikën shqiptare.

Për të njëjtë si për Reformën në Drejtësi, ndërkombëtarët duhet të ushtrojnë presion për të arritur çlirimin e partive politike nga ata që ish-kreu i shtetit i quajti uzurpatorë.

”I drejtohem atyre partnerëve që bënë presionin e duhur pozitiv për të bërë reformën në drejtësi. Të njëjtën gjë duhet ta ushtrojnë për të bërë reformën në politikë. Mos prisni ndryshim të vullnetshëm nga mëkatarët. Ndërkombëtarët të bëjnë reformën në politikë! Të çlirohen partitë politike nga uzurpatorët”,-u shpreh Bamir Topi në ”Report Tv”, ndër të tjera duke shtuar se partitë politike në Shqipëri janë të ngjashme me kazermat ushtarake për nga mënyra sesi funksionojnë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit