Home Bota Ish-president...

Ish-presidenti Trump flet për rivalin Biden: Ka diçka që nuk shkon me dhe nuk është mosha

142
0

Pasi shkaktoi furtunë me arrestimin e tij dhe më pas me lirimin, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump në një intervistë për “Fox News”, ka deklaruar se ka diçka që nuk shkon me Joe Biden.

“Nuk është e bukur ta them unë, por nuk e kuptoj se si mund të kandidojë. Ka diçka që nuk shkon. Por, nuk e them për moshën. Për shembull, senatori Bernie Sanders, që është 81 vjeç, është 100% në rregull. Por, mendoj se njerëzit e përmendin moshën sepse unë jam vetëm 5 vite më i ri. Mendojnë se kjo është një mënyrë për të më nxjerrë jashtë loje”, tha ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë.

“Thjesht nuk e shikoj Bidenin si kandidat nga pikëpamja fizike dhe mendore”, shtoi Trump. Po ashtu 76-vjeçari theksoi se vetë nuk do të tërhiqet nga kandidimi në asnjë rast, edhe nëse dënohet nga gjykata: “Nuk jam nga ata unë, nuk do të tërhiqesha kurrë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit