Home Aktualitet Ish-shefi i s...

Ish-shefi i sektorit në burgun e Peqinit mohon akuzat: S’kam bërë asnjë shkelje

31
0

Ish-shefi i sektorit Ligjor në burgun e Peqinit, Gani Shehu, i cili ndodhet aktualisht nën arrest për veprën penale të falsifikimit të kartelës së punës në burg për Viktor Ymerin ka mohuar akuzat, duke i hedhur fajin drejtorit të burgut.

Shehu ka mohuar akuzën duke theksuar se nuk ka bërë asnjë falsifikim për të dënuarin.

“Kam qenë përgjegjës i Sektorit Juridik në burg dhe me është kërkuar informacion nga avokati i Viktor Ymerit për kohën dhe Sektorin përkatës në IEVP. Në praktikën tonë kontaktonim nga telefonit i zyrës me atë të shefit të policisë. Pasi më dha të dhënat shefi i policisë për të dënuarit Viktor Ymeri dhe Luftar Reci kam konceptuar shkresën dhe ia kam dërguar drejtorit. Drejtori e ka firmosur dhe vulosur dhe ia kam dhënë avokates. S’kam bërë falsifikim dokumentesh”, tha Shehu.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit