Home Aktualitet Ishte duke lu...

Ishte duke luajtur në banesë, digjet aksidentalisht me bombulën e oksigjenit 17-vjeçari në Fier

8
0

Një 17-vjeçar është djegur aksidentalisht me një bombul oksigjeni në fshatin Radostinë të qytetit të Fierit. Dyshohet se i riu ishte duke luajtuar në ambientet e jashtme të banesës, në momentin që ai është djegur.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se 17-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital ku dhe po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punjnë për zbardhjen e rrethanave të saj.

Njoftimi i plotë i policisë: Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:00, në fshatin Radostinë, shtetasi E. F., 17 vjeç, dyshohet se duke luajtur në banesën e tij, është djegur aksidentalisht me një bombul oksigjeni, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit