Home Sporti Italia ëndërr...

Italia ëndërron 9 skuadra në kompeticionet europiane, mund të ketë 6 në Champions League

300
0

Me Atalantënh dhe Fiorentinën në finalet e Europa dhe Conference League, Italia mund të ëndërrojë që në sezonin e ardhshëm të ketë një numër të madh skuadrash në Europë.

Deri më tani do të jenë 8 ksuadra që do të marrin pjesë në kompeticionet Europiane, por me një sukses të mundshëm të bergamaskëve dhe vjollcëve, Italia mund të ketë 6 skuadra në Champions League dhe 9 në total në të gjitha kompeticonet.

SKENARET

Atalanta dhe Fiorentina humbin finalet – Në këtë rast situata aktuale do të konfirmohej me tetë skuadra të kualifikuara në kupat e Europës, pesë prej të cilave në Ligën e Kampionëve, dy në Europa League (i gjashti dhe i shtati) dhe një në Ligën e Konferencave (i teti).

Fiton Atalanta, por humbet Fiorentina – Vetëm suksesi i bergamaskëve nuk do të zgjeronte gamën e skuadrave të kualifikuara, por do të ndryshonte shpërndarjen, pra: gjashtë në Champions League (pesë të parat plus Atalanta për fitimin e kupës), një në Europa League (e shtata) dhe një në Konferencë League (e teta).

Fiton Fiorentina dhe humbet Atalanta – Numri i ekipeve italiane do të shkonte në 9-të. 5 në Champions League, tre në Europa league dhe një në Conference League.

Fitojnë Atalanta dhe Fiorentina – Skenari më i “ëmbël”. Do të kishim 6 skuadra në Champions League (Atalanta dhe 5 të tjera), dy në Europa League dhe një në Conference League. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit