Home Euro 2020 Italia është ...

Italia është Kampione Evrope, mund me penallti Anglinë në “Wembley” (VIDEO)

72
0

Kupa nuk rri në Londër. It’s coming to Rome.

Italia është Kampione e Europës për herë të dytë. Të Kaltrit arritën që të fitonin me penallti 3-2 ndaj Anglisë, teksa koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën 1-1. Finalja nisi menjëherë me gol, teksa Angli gjeti golin e avantazhit që në minutën e dytë.

Luke Shaw mori një krosim shumë të bukur nga krahu i djathtë, dhe me një goditje me të majtën arrin ta dërgojë në rrjetë. Italia më pas arriti që të reagonte duke shtuar dozën e aksioneve sulmuese, Chiesa ishte më i miri në fushën e lojës me dy raste fantastike në pjesën e parë dhe të dytë duke drithëruar anglezët. Në të 67-tën, Bonucci gjeti golin e barazimit pas një rrëmuje në zonën e britanikëve.

Ndeshja më pas do të shkonte në shtesë, por nuk do të kishte ndryshim rezultati. Me penallti ndërkohë do të triumfonte Italia falë dy pritjeve fantastike të Donnarummas, dhe gabimeve të Rashford, Sancho dhe Saka.

ITALI-ANGLI 1-1

Penalltitë (3-2): Berardi (shënon), Belotti (gabon), Bonucci (shënon), Bernandeschi (shënon), Jorginho (gabon) / Kane (shënon), Maguire (shënon), Rashford (gabon), Sancho (gabon), Saka (gabon)

104’ Dalje mjaft e mirë e Emerson nga krahu i majtë, pason në zonë, por Bernandeschi nuk arrin ta prekë topin

97’ Phillips tenton menjë goditje nga distanca që shkon jashtë kuadratit të portës së Donnarumma-s

90+6’ Ndeshja shkon në kohën shtesë, pasi 90 minutat janë mbyllur në barazim 1-1

GOOOOL 67’ Italia më në fund gjen golin pas një dominimi të gjatë. Lenardo Bonucci shfrytëzon më së miri rrëmujën në zonën e “Tre Luanëve”

62’ Chiesa dhuron spektakël në zonën e anglezëve duke qenë një kërcënim i vazhdueshëm, por këtë herë është Pickford që i mohon golin

50’ Insigne provon nga një goditje dënimi, por ekzekutimi lë për të dëshiruar pasi shkon jashtë kuadratit

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes

35’ Federico Chiesa dhuron spektakël duke dribluar disa futbollistë, por për fatin e tij të keq goditja përfundoi jashtë shtyllës. Drithërima të vërteta për anglezët.

8’ Insigne provon nga goditja e dënimit, por goditja e tij shkoi lart traversës

2’ GOOOL E pabesueshme. Anglia e ka nisur me gol finalen ndaj Italisë. Pas një aksioni të bukur nga krahu i djathtë, Shaw është në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë

1’ Starton ndeshja në “Wembley”, topi i parë u luajt nga italianët

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit