Home Aktualitet Iu rrëzua ame...

Iu rrëzua amendamenti në Kuvend, Braçe: U bllokua nga Taulant Balla, sepse tha se “është kundër qeverisë”

684
0

Ish-zv/kryeministri dhe deputet në Kuvend, Erion Braçe i vetmi zë opozitar në Partinë Socialiste, me anë të një video-mesazhi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me rrëzimin e amendamentit të tij që propozoi në Kuvend. Sipas Braçes që prej muajit qershor, propozimi është bllokuar në mënyrë të paligjshme jashtë çdo procedure nga kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

”Përse? Sepse tamam ai ka zbuluar se unë jam kundër qeverisë së Partisë Socialiste dhe se ligji bie ndesh me politikat e saj?”, shkruan me ironi Braçe. Ai pyet nëse të propozosh që bujqit të marrin paratë e mallit të shitur grumbulluesve, brenda 50 ditëve, qenkam kundër qeverisë dhe kundër Partisë Socialiste?

”Të enjten urdhëroi votim kundër një ndihme të vogël e konkrete për blegtorët, punën e tyre, thjesht pse ishte propozimi i imi. Një urdhër që reflekton padituri, ligësi, smirë, që gëlojnë mes atyre që urdhërin e kanë instrument fuqie, pushteti”.

Amendamenti i tij gjeti mbështetje tek opozita, por ishin vetë kolegët e grupit socialist që e rrëzuan. Ai propozoi që mbështetur në nenin 75, pika 3 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë në projektligjin ‘Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, të bëhet shtesa e mëposhtme: Pas pikës 40, të nenit 56 Përjashtime të veçanta në import, shtohet pika 40/1 me këtë përmbajtje: 40/1. Importimi i mëshqerrave të mbarsura.

Erion Braçe gjithnjë ka qenë dakort për të mbështetur bujqit, por qeveria qëkur e larguan nga zv/kryeministër nuk e ka mbështetur më.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit