Home Aktualitet Ivi Kaso: Ref...

Ivi Kaso: Reforma Territoriale po përdoret si “Kalë Troje” nga PS për të prekur Kushtetutën

42
0

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore Ivi Kaso është shprehur se mazhoranca po kërkon të përdorë reformën territoriale për të bërë ndryshime në Kushtetutë.

Sipas tij, ky do ishte atentati i fundit ndaj demokracisë së brishtë shqiptare, pasi do i jepte PS-së “pushtet pa votë”.

“Jemi duke monitoruar situatën nga afër në mënyrë që një dakordësi eventuale për reformën territorial të mos shërbejë si pretekst për të bërë Pazar tek reforma zgjedhore dhe tek Komisioni i reformës zgjedhore ku haptazi dhe qartësisht mazhoranca ka shprehur preferencën e saj për të prekur sërish Kushtetutën. Nuk duam që rajonet e famshme që janë artikuluar nga mazhoranca dhe janë prioritet i tyre në reformën territoriale të mos kthehen në kalin e Tropjës për të prekur kushtetutën dhe për ti dhënë mazhorancës atë që do dhe ka qëllimin e saj të vërtetë, primin e mazhorancës që do të thotë pushtet pa votë. Do ishte gjëja më e dëmshme në një dekokraci, aq më tepër në një demokraci të brishtë si e jona, ku mazhoranca ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Dhënia në tavolinë e primit do ishte atentati i fundit që do i bëhej demokracisë së brishtë së vendit.

Po monitorojmë nga afër situatën. Është ngritur grupi i punës për reformën zgjedhore e territorial, dhe po zhvillon takime që PD të ketë propozimet dhe zgjedhjet e saj për çdo varianti.

Shumë shpejt dhe mbledhjet e ardshme kemi vlerësuar që të bëhen publike. Do kemi produktet tona për të një reform të vërtetë për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme”, Ivi Kaso.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit