Home Bota Izraeli kërko...

Izraeli kërkon dorëheqjen e kreut të OKB: Deklaratat e Guterres, tronditëse

50
0

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme izraelite deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres duhet të japë dorëheqjen për komentet që ai bëri në një fjalim më herët të martën.

Në fjalimin e tij duke pretenduar shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, Gutteres tha:

“Është e rëndësishme të pranohet gjithashtu se sulmet nga Hamasi nuk ndodhën kot. Populli palestinez i është nënshtruar pushtimit mbytës për 56 vjet. Por ankesat e popullit palestinez nuk mund të justifikojnë sulmet e tmerrshme të Hamasit. Dhe këto sulme të tmerrshme nuk mund të justifikojnë ndëshkimin kolektiv të popullit palestinez”.

Gilad Erdan, ambasadori i Izraelit në OKB, i ka përshkruar deklaratat e Guterres si “tronditëse” dhe i bëri thirrje atij të japë dorëheqjen, raporton Daily Mail.

Daily Telegraph thotë se ministri i jashtëm i Izraelit anuloi një takim me Guterres për shkak të komenteve, duke e pyetur atë: “Në çfarë bote jeton?”

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit