Home ShowBiz Ja pse është ...

Ja pse është diva! Beyonce dhuron 100,000 dollarë që fansat të…

41
0

Beyonce bëri një gjest humanizmi ndaj fansave të saj, në mënyrë që të sigurohej që të gjithë të kthehen të sigurt në shtëpi.

Duke pasur parasysh kushtet e motit dhe stuhinë intensive në Maryland, fansat që erdhën në stadium “FedEx Field” për ta dëgjuar, u përballën me vështirësi të mëdha si në transportin e tyre ashtu edhe gjatë qëndrimit në stadium.

Publiku qëndroi aty me durim për të dëgjuar këngëtaren e tyre të preferuar dhe ajo zgjodhi që këtë dashuri që fansat i dhuruan, t’ua shpërblejë. Sipas një raporti të E!News, ylli dha 100,000 dollarë për të mbajtur trenin hapur një orë më shumë se zakonisht dhe për t’u shërbyer fansave të saj.

“Metro & Renaissance do të zgjasë trenin e fundit një orë shtesë. Treni i fundit për në Ashburn sonte do të niset nga Bulevardi Morgan në orën 1:04 të mëngjesit”, thuhet në njoftimin zyrtar në platformën X, ish-Twitter.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit