Home Bota Ja sa paguhet...

Ja sa paguhet një mercenar i Wagnerit

28
0

Kryengritja e grupit Wagner është në fokus ditët e fundit. Një imazh që për shumë ekspertë dhe zyrtarë të lartë nga vende të ndryshme është një shenjë “dobësie” e manifestuar nga Presidenti rus Vladimir Putin.

Grupi i themeluar nga Dmitri Utkin dhe tani i udhëhequr nga Prigozhin, pati tensione të ndryshme me ushtrinë ruse dhe Kremlinin, për shkak të mungesës së ndihmës ushtarake në frontin e betejës.

Organizata paraushtarake ka luajtur një rol kyç në arritjen e territoreve të ndryshme për trupat ruse të stacionuara në Ukrainë, siç është qyteti i Bakhmut.

Një nga aspektet më të habitshme janë kushtet që u ofrohen aplikantëve, duke përfshirë edhe pagën e ofruar, e cila arrin në 240000 rubla në muaj, pra ekuivalenti i 2700 euro-ve. Një sasi të cilës mund t’i shtohen bonuse bazuar në arritjet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit