Home Aktualitet Jamarbër Mall...

Jamarbër Malltezi bëhet ”mollë sherri”, debat në emisionin live mes Endri Shabanit dhe avokatit

51
0

Përballja e familjes Berisha me drejtësisë, është kryefjalë në vend. Arrestimi i Jamarbër Malltezit ishte tema e diskutimit në emisionin ”Shqipëria Live”, por moderatorëve Arjon Muça dhe Erjona Rusi iu desh të mbyllin emisionin për shkak të toneve të nxehta në studio.

Shabani: Prona është e shenjtë po zotëria e ka vjedhur. Ka marrë tokën dhe fondet publike…

Cakrani: Po ti thua mos gënje publikun dhe vetëm po e bën…

Shabani: Mos e mbro Berishën, se nuk e di sa të kanë paguar…

Cakrani: Ore unë s’jam anëtar partie, unë vi nga familje që e ka themeluar këtë vend. Nuk vi nga familje plebenjsh si puna jote o djali

Shabani: Po ça i ke këto budallallëqe, ti je inferior me formimin tim…

Cakrani: Jeni ju, ti, partia jote që keni grabitur pronat që në ‘44

Shabani: Po ç’është ky mor, ku e keni gjetur këtë mor, ik mor se qenke i çuditshëm. Silli një paracetamol këtij…

Cakrani: Po ju jeni parti hajdutësh, ju Nisma Thurrje jeni të gjithë enveristë, jeni enveristë të vegjël, debatikas..

Shabani: Tani o përzeje këtë, ose disiplinojeni…

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit