Home Sporti Java e 19-të ...

Java e 19-të e Abissnet Superiore rezervon përballje interesante të shtunën dhe dielën

71
0

Të shtunën nis faza e tretë e Abissnet Superiore me duelin Kastrioti-Dinamo prej orës 13:45. Krutanët e vendit të fundit duan tre pikët për të mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë. Në orën 16:45, do të luhen dy ndeshje të tjera. Tirana e vendit të parë ka sërish në dorë ta kalojë presionin te rivalët, pasi do të tentojë të marrë tri pikët ndaj Skënderbeut.

Po të shtunën zhvillohet edhe Teuta-Partizani, një duel mes dy ekipeve që do të synojnë një vend në kompeticionet europiane. Të dielën do të kemi një përballje shumë interesante mes Laçit dhe Vllaznisë për të zbuluar skuadrën që do të rivalizojë Tiranën për titullin.

Po në të njëjtën orë, Kukësi do të kërkojë rikthimin te fitorja në transfertën aspak të thjeshtë ndaj Egnatias.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 19

E shtunë, më 5 shkurt

Ora 13:45 | Kastrioti-Dinamo

Ora 16:45 | Tirana-Skënderbeu

Ora 16:45 | Teuta-Partizani

E diel, më 6 shkurt

Ora 13:45 | Laçi-Vllaznia

Ora 13:45 | Egnatia-Kukësi

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit