Home ShowBiz ”Je për...

”Je për finale”, këngëtarja e njohur mbështet Egla Cenon: Kush nuk të përballon dot, le të dalë jashtë Big-ut

836
0

Aktorja Egla Ceno është një ndër personazhet më të komentuar në ”Big Brother Albania Vip 3”. E kritikuar edhe për shkak të lojës që ajo ka zgjedhur të bëjë, duke përdorur ofendime të shumta, mesa duket ka edhe nga ata artistë që e pëlqejnë lojën e saj dhe i dalin krah aktores.

Fifi, këngëtarja shumë e dashur nga publiku, ku edhe ka qenë vetë në këtë format, i ka dalë në mbrojtje Eglës, duke shprehur publikisht përkrahjen ndaj saj si edhe dëshiron shumë që ajo të jetë deri në finale.

“Egla unë dua shumë të të shoh deri në finale. Nuk e di a është mënyra më e mirë që t’u nxjerrësh të tjerëve anën më të errët në lojë por me aq sa të kam ndjekur gjatë qëndrimit në shtëpi, e di që thjesht ke luajtur me kartat e njëjta që çdo banor ka luajtur aty brenda… U pëlqen moralistëve apo jo, ti je shumë kockë e fortë. Kush nuk ka këllqe të përballojë lojën tënde, le të dalë jashtë”, shkruan Fifi bashkangjitur postimit të saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit