Home KRYESORE ”Jemi 4...

”Jemi 4 muaj në këtë aksion”, Gjekmarkaj: Ndryshim kursi, radi*alizim ose kthim në normalitet

451
0

Prej shumë muajsh, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë bashkuar jo veç numrat e deputetëve në Kuvend, por edhe forcat kundër shumicës socialiste. Por tani Berisha është në izolim.

Kaosi do të jetë edhe këtë të enjte në Parlament, por mes demokratëve tani ka edhe zëra ndryshe. I pari ishte Agron Gjekmarkaj i cili kërkoi në mbledhjen e grupit ndryshim kursi, radikalizim ose kthim në normalitet.

“Jemi 4 muaj në këtë aksion. Duhet të bëjmë kujdes për këtë sjellje. Nëqoftëse ka qenë entuziaste do duhet te kemi kujdes të mos na kthehet e kundërta. Mendoj se do duhet të marrim një vendim. Kështu nuk vazhdohet. Ose ta radikalizojmë ose ta kthejmë në normalitet duke i qëndruar kauzës tonë. Jemi para padrejtësive, por ne do duhet të flasim për to. Mendoj se duhet të kapërcejmë këtë situatë dhe ta marrim një vendim çfarë do bëjmë”, deklaroi Gjekmarkaj në grup.

I të njëjtit mendim u shfaq edhe deputeti Xhelal Mziu, i cili mbështeti idenë e kthimit të faqes në aksionin opozitar dhe zbritjen ne terren.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit