Home Aktualitet ”Jemi v...

”Jemi vendi më i varfër më i korruptuar në Europë”, Demalia: Shqiptarët thonë jam krenar

225
0

”Jemi vendi më i varfër më i korruptuar në Europë”, shkruan analisti Ilir Demalia, ku edhe thekson se Shqiptarët thonë se jemi krenarë. Ai shkruan në Facebook se nuk ka një popull tjetër ku politikanë, gazetarë, shkrimtarë, poetë, piktorë, një popull i tërë e përdorë fjalën krenari vend pa vend si shqiptarët.

Postimi i plotë

Jam krenar! Nuk ka një popull ku politikanë, gazetarë, shkrimtarë, poetë, piktorë, një popull i tërë të përdorë fjalën krenari vend pa vend si shqiptarët: Jam krenar. Por për cfarë? Vendi më i varfër në Europë. Më i korruptuar dhe inkriminuar dhe vendi më i pazhvilluar.

Nje vend që njerëzia duan të ikin nga sytë këmbët. Nga i vjen gjithë kjo krenari? Si në çdo gjë nuk kemi gjykim realist vlerash, por vetëm pompim injorance folklorike dhe mburravecjesh klanore tipare të një shoqërie parashtetërore.

Shqiptarët po nuk ballafaquan me realitetitn dhe të ngrenë sistem dhe raport vlerash dhe morali shoqëror, do të sillen dhe zhyten dhe më thellë në kënetën e mburravecjes pa sens dhe imoralitetit shoqëror.

Ja si shkruan Vigani Veriut At Fishta:

Pse po lodhesh për fis t’shqiptarve?
Si me lâ kryet e gomarve!
N’hatlla të truve ke kaptina
Nga i dërras mangut t’gjithë e kina
Du me thanë kem Zi urtije
Po nuk ban kurr hajr Shqypnia
N’se padija dhe krenija
Do shkojnë ngjit si trupi e hija!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit