Home Bota Jo veç &#8221...

Jo veç ”grekja”, Katari 260 mijë paundë edhe për deputetët britanikë

73
0

Skandali i korrupsionit në Bruksel po shtrihet. Afera ka prekur edhe deputetët britanikë. Qeveria e Katarit, thuhet të ketë shpenzuar 260 mijë paundë për dhurata dhe udhëtime, të cilat i janë ofruar falas ligjvënësve anglezë përpara së të zhvillohej Kupa e Botës.

“Asnjë politikan nuk duhet të kishte marrë para ose të fitonte udhëtime luksoze falas nga Katari. Në vend të kësaj, deputetët duhet të ngrinin zerin e te flisnin abuzimeve të përhapura të të drejtave të njeriut nga regjimi i Dohas”, tha Sasha Desmook, shefe ekzekutive e Amnesty International në Mbretërinë e Bashkuar.

Nuk ka prova për ryshfet për ligjvënësit e Britanisë, disa deputetë që përfituan nga shteti i Gjirit i cili është organizuesi i kampionatit Botëror, janë kritikuar nxitje debatesh në Dhomën e Komunave, në të cilat ata vetë kanë vlerësuar autoritetet e Katarit për situatën e të drejtave të njeriut.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit