Home Sporti Jo vetëm Broj...

Jo vetëm Broja, edhe Keidi Bare shkëlqen me asist në La Liga (VIDEO)

48
0

Armando Broja nuk ishte lajmi i vetëm i mirë mbrëmjen e djeshme, pasi edhe Keidi Bare u bë protagonist në përballjen mes Espanyolit dhe Racing Ferrol.

Mesfushrori kuqezi dha asistin për golin e parë, që u shënua nga Braithwaite. Espanyol arriti që të fitonte 3-0, ndërkohë që Bare u paraqit mjaft mirë.

Mesfushori kuqezi luajti për 57 minuta, teksa u zëvendësua nga trajneri për shkak se në pjesën e parë u ndëshkua me karton të verdhë. Fieraku ka luajtur 7 ndeshje këtë edicion, prej të cilave 5 i ka nisur nga minuta e parë.

27-vjeçari u vizitua para ndeshjes nga trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho, i cili me shumë gjasa do ta ketë pjesë të listës për ndeshjen kualifikuese me Çekinë dhe miqësoren me Bullgarinë, që do të luhen në mesin e këtij muaji.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit