Home Sporti Jo vetëm Mila...

Jo vetëm Milani, një tjetër klub i njohur në Seria A kërkon Brojën

102
0

Armando Broja është njeriu i momentit jo vetëm në Kombëtaren tonë, pasi ai është në qendër të vëmendjes edhe në merkato. Paraqitjet e shkëlqyera këtë sezon në huazim te Southampton kanë bërë që gjysma e ekipeve të mëdha në Europë ta duan në skuadër.

Seria A është një nga kampionatet që nuk dëshiron ta humbasë një talent të tillë. Pas Milanit në garë për shërbimet e futbollistit nga Malësia e Madhe është bashkuar edhe Napoli. Të Kaltrit e shohin si zëvendësuesin perfekt të Osimhen, i cili mund të sakrifikohet në fundin e sezonit.

Lajmin e konfirmon gazetari i njohur Alfredo Pedulla, por ka një problem të madh. Për momentin propozimi i Napolit është 15 deri në 20 milionë euro. Një shifër shumë e ulët, pasi Chelsea për shërbimet e yllit të tij kërkon më shumë se 30 milionë euro, ndërkohë që në Angli përflitet se vlera deri në fund të sezonit mund të shkojë dhe 60 apo 70 milionë euro. Shifra që vështirë se mund të përballohen nga Napoli. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit