Home Sporti Jo vetëm Tori...

Jo vetëm Torino, një tjetër ekip i Seria A kërkon Kumbullën

120
0

Fiorentina është duke menduar për përforcimin e ekipit dhe momentalisht po kërkon për një mbrojtës të denjë që mund të plotësojë hapësirën e Nikola Milenkovic, duke ditur që me shumë mundësi serbi do të largohet nga “viollcët”.

Një ndër emrat që kërkon skuadra italiane është edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla. Ai së bashku me Le Normand, shihen si alternativa perfekte për të zënë vendin e serbit Milinkovic.

Kumbulla ka kontratë deri në 2025-ën me Romën, por duke ditur hapësirat e pakta që trajneri Jose Mourinho i ka dhënë në sezonin e fundit ai mund të zgjedhë që të largohet. Në garë për 22-vjeçarin është dhe Torino me në krye Juric.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit