Home ShowBiz Johny Depp fi...

Johny Depp fiton mbi 3 mln dollarë në disa orë përmes artit të tij

69
0

Aktori i Hollivudit, Johnny Depp, ka fituar mbi 3 milionë dollarë në vetëm pak orë përmes shitjes së koleksionit të tij të artit.

Depp shiti 780 piktura përmes 37 galerive të Castle Fine Art, përfshirë në Covent Garden të Londrës, brenda disa orësh nga shpallja e shitjes në Instagram.

Koleksioni ‘Friends And Heroes’ përshkruan njerëz që e kanë frymëzuar atë, duke përfshirë Rolling Stone Keith Richards dhe aktoren e Hollivudit Elizabeth Taylor.

“Unë e kam përdorur gjithmonë artin për të shprehur ndjenjat e mia”, tha 59-vjeçari.

“Pikturat rrethojnë jetën time, por unë i mbajta ato për vete duke i kufizuar. Askush nuk duhet të kufizojë veten”, u shpreh ylli i Hollivudit.

Aktori tha se ai përdori artin e tij, ku përfshihet edhe një portret i aktorit Al Pacino dhe legjenda popullore Bob Dylan, për të “reflektuar mbi ata që kanë më shumë rëndësi për mua, si familja ime, miqtë dhe njerëzit që i admiroj”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit