Home ShowBiz Jonida Shehu ...

Jonida Shehu për humbjen e nënës: Çdo kafe me duket e hidhur

131
0

Jonida Shehu ishte e ftuara e parë e këtij sezoni të ri në rubrikën “A je për një kafe” në “Vila24”. Në një bisedë më moderatoren Brunilda Lahe, ajo ka prekur me fjalët që shkëputi për humbjen e mamasë së saj.

“Jam akoma në vorbullën e një ngjarjeje të hidhur. Prej një muaji çdo kafe që pi, për mua ka shije të hidhur dhe nuk e di edhe për sa kohë do vazhdoj të pi kafe që kanë shije të hidhur.”- tregon ajo kur i duhet të ndalet tek një ndarje e papritur nga jeta e mamasë.

Shehu mundi të përballojë emocionet, ndërsa kujton rutinën e mëngjeseve, bisedat, kujdesin për të bijën Kristal që tani i mungojnë. Me shumë thjeshtësi ajo përpiqet të përtypë një dhimbje kaq të madhe, kur thotë se në këto momente kthehesh në atë fëmijën e vogël që nuk e mendon gjatë e përplas këmbët për gjërat që i do, pastaj kujtohesh se je e rritur e bëhesh më e përgjegjshme.

Më tej ajo ka treguar dhe raportin e “ngushtë” që ka me kafenë sa me humor thotë se çudi si u shpëton gjobave të policisë pasi e pi teksa nget makinën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit