Home Aktualitet Jorgo Goro pë...

Jorgo Goro përfundon në pranga, Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë

236
0

Gazetari Genc Burimi, flet për burgosjen e kryebashkiakut në detyrë të Himarës, Jorgo Goro. Ai tha se shpreson që tokat t’u kthehen shqiptarëve pasi kjo është gjëja që përbën interesin kryesor.

Sipas tij do duhej që në Shqipëri të kishim dënime më të ashpra për personat që kryejnë vepra të tilla penale, e jo vetëm burgim me 2-3 vite. “Shpresoj që jo SPAK por gjykata kombëtare këto prona t’ua kthejë shqiptarëve. Mua nuk më intereson dënimi i Goros, po më intereson që shqiptarët të kompensohen.

Prandaj sot e quaj tragjike që SPAK merret më shumë me histori të para 15 viteve, të Klubit Partizani që në fund të fundit ishte tokë pronarësh privat dhe nuk merret sot me këto gjëra që janë tepër të rëndësishme për shqiptarët, që janë aktuale, vjedhjen e pasurive aktuale. Këto pasuri duhet ti kthehen popullit shqiptar”,-tha Burimi në ”Euronews Albania”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit