Home POLITIKE Jorida Tabaku...

Jorida Tabaku: Zgjidhja si hap i parë, është të dalim me një kandidat të përbashkët për 14 majin

371
0

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila nuk është pro grupeve në PD, thotë se hapi i parë i bashkimit, është zgjedhja e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Ajo thotë se iniciativa për të mbledhur vota fshehtas për shkarkimin e Alibeajt nuk është e duhura, dhe se deputetët duhet të ishin mbledhur bashkë dhe të dilnim me një alternativë të vetme për zgjedhjet.

”Zgjidhja për një problem që ka lindur këtu e një vit nuk vjen brenda ditës, as duke u ulur me copa letrash mbrapa shpinës. Zgjidhja si hap i parë është të dalim me një kandidat të përbashkët në këto zgjedhje, është një zgjidhje e ndërmjetme që për hir të demokratëve apo shqiptarët është një hap i parë. Duhen bërë analizat, duhen ulur të gjithë bashkë dhe të shihet se si mund të kalohet kjo situatë”,-tha Tabaku në ”Tv Klan”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit