Home ShowBiz Juliana: Danc...

Juliana: Dancing do ta fitojë Fifi, kjo për shkak të historisë që ka me..

168
0

uliana Nura, e ftuar në “Natën me Aulonën”, thotë se spektaklin e kërcimit do ta fitojë Fifi, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur mes saj dhe Top Channel.

“Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton”, u shpreh Juliana, duke shtuar: “Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe Top Channel-in dhe e kaluara e secilës palë”, u shpreh ish-konkurrentja, duke shtuar se do të ishte e lumtur kushdo që e fiton.

Juliana u shpreh gjithashtu që juria voton me miqësi, jo me meritë. “Të gjithë mundesh t’i gënjesh, por publikun në masë jo”, duke shtuar se e di që është bërë një padrejtësi dhe këtë e kupton përmes komenteve dhe reagimeve të njerëzve.

Ajo ka dhënë edhe një opinion për Ilir Shaqirin, kryetarin e jurisë, ku tha se Ilir Shaqiri “fliste me negativitet” për mënyrën si kërcente ajo, madje bënte edhe shaka seksiste.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit