Home Sporti Juve ka shans...

Juve ka shansin të marrë kreun ndaj Veronës, Allegri: Ne nuk flasim për titullin!

34
0

Pas fitoreve të rënda në derbi dhe ndaj Milanit, Juventusi po përgatitet të përballet këtë fundjavë me Veronën, ku do të ketë shansin për të qëndruar në krye të renditjes, të paktën për një natë. Para ndeshjes ka foli edhe trajneri Allegri, që ka kërkuar të ulë me këmbë në tokë lojtarët e tij.

“Është një ndeshje e rrezikshme kundër Veronës, ne duhet të vendosim veten në nivelin e tyre dhe të marrim një rezultat për t’i dhënë vlerë fitores ndaj Milanit. Ata kanë lojtar shumë fizik që mund të na vendosin në vështirësi. Nuk duhet të mendojmë për vendin e parë, por të marrim tre pikët me përulësi.

Fjala titull? Askush nuk e refuzon atë, por ne duhet të jemi realistë. Po bëjmë mirë, por duhet të punojmë çdo ditë për ta përmirësuar dhe garantuar që skuadra të ketë të ardhme. Ne duhet të rritemi të gjithë në nivel teknik dhe mendor për të ndërtuar një ekip solid. Objektivi mbetet të futemi në katër vendet e para në renditje për t’u rikthyer në Champions League, më pas do të bëjmë vlerësimet në fundin e sezonit.

Vlahovic dhe Chiesa? Janë të gjithë mirë. Chiesa u kthye pas tre javësh dhe pati një javë të mirë stërvitje. Vlahovic ka qenë më para se Chiesa. Nuk kam vendosur ende nëse ata do të luajnë nga fillimi, do të shoh pas stërvitjes së fundit”, deklaroi Allegri. /R.Lika-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit