Home Sporti Juve sërish n...

Juve sërish nën lupën e drejtësisë

88
0

Juventusi duket se është sërish në telashe. Pas pezullimit me 10 pikë sezonin e kaluar, ndaj bardhezinjve është hapur një tjetër hetim.

Këtë herë është prokuroria e Romës, që ka njoftuar se po heton për parregullsi me bilancin e vitit 2022 dhe manovrat me pagat, nga ana e klubit bardhezi. Bëhet fjalë për manovra të kryera nga ish-drejtuesit e Juventusit, të cilët janë dënuar tashmë.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një fazë të parë të hetimeve, teksa vetëm muajt e ardhshëm do të mund të shihet nëse shkeljet mund të kenë apo jo pasoja në aspektin sportiv të Juventusit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit