Home Sporti Juventus bën ...

Juventus bën detyrën ndaj Cagliarit me super Bernandeschin dhe shkon -4 nga zona Champions (VIDEO)

74
0

Juventus merr një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke qëndruar në garë për një vend në zonën evropiane, ku gara sa vjen dhe bëhet më e fortë. Skuadra e Allegrit bën detyrën ndaj Cagliarit, duke marrë një sukses 2-0 në “Allianz Stadium”.

“Zonja e Vjetër” pa Dybala-n dhe Chiesa-n e dëmtuar, luan me dyshen Morata-Kean, ndërkohë që Bernandeschi vijon të jetë një nga më të mirët në fushë. Mesfushori me tipare sulmuese ishte protagonist absolut, duke dhënë pasimin në golin e parë të shënuar nga Moise Kean pas një devijimi disi rastësor.

Në fraksionin e dytë Cagliari tremb disi bardhezinjtë me dy mundësi të mira, por portieri Szczesny bën një ndërhyrje fantastike. 7 minuta nga fundi, Bernandeschi shënon një gol të bukur me një goditje të fortë me të majtën nga një pozicion i prirët. Me këtë fitore, Juventus ngjitet në kuotën e 34 pikëve në vendin e pestë, 4 më pak se Atalanta që nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në transfertën ndaj Genoas. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit