Home Sporti Juventus e ka...

Juventus e ka seriozisht për Zhegrovën, ja arsyeja pse e kërkon

108
0

Juventus duket se e ka seriozisht për transferimin e Edon Zhegrovës në merkaton e verës. Sipas gazetës më të madhe italiane “Gazzetta dello Sport”, Zhegrova shihet si “artist i driblimeve” nga drejtori i skuadrës Guintoli, i cili tashmë ka nisur punën për ta afruar.

Juventus është i gatshëm që të nisë negociatat edhe me Lillen, skuadër që kërkon 15 milionë euro për kartonin e kosovarit. Gjithsesi bardhezinjtë janë të interesuar dhe  anësor të tjerë si Nicolas Pepe, Mason Greenwood dhe Erik Lamela.

Zhegrova ka mahnitur të gjithë këtë sezon te Lille, duke kontribuar me pesë gola dhe pesë asistie. Anësori kërkohet edhe në Bundesligë, nga klubet si RB Leipzig e Borussia Dortmund si dhe Sociedadi i La Liga-s.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit