Home Sporti Juventus fito...

Juventus fiton me “poker” ndaj Zenitit, United bëhet makth për Atalantën (VIDEO)

259
0

Juventusi në Champions është një tjetër skuadër nga ajo e kampionatit. Bardhezinjtë vijojnë rrugëtimin perfekt, teksa ndaj Zenitit koleksionojnë suksesin e katërt në po kaq ndeshje duke siguruar kualifikimin. Skuadra e Allegrit fitoi 4-2 në “Allianz Stadium”. Një dopietë e Paulo Dybalas që zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme, një gol i Chiesa-s dhe Moratës vendosën duelin, ndërkohë që për miqtë shënoi Bonucci në portën e tij dhe Azmoun.

Atalanta nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Manchester United. Ilicic zhbllokoi rezultatin në minutën e 12-të, duke u ndihmuar nga një gafë e De Geas. Ronaldo barazoi me një super gol në fundin e pjesës së parë pas një kombinimi të bukur me Bruno Fernandes. Në fillimin e fraksionit të dytë, Zapata riktheu Atalantën në avantazh me një aksion të finalizuar në mënyrën më të mirë. Në fundin e ndeshjes, Djajtë e Kuq barazuan sërish me Ronaldon, që e dërgoi topin në rrjetë me një goditje shumë të bukur nga distanca.

Bayerni mori një fitore të thjeshtë në shifrat 5-2 ndaj Benficës, duke siguruar një biletë për në fazën tjetër. Lewandowski ishte protagonist absolut me tripletë dhe një penallti të humbur në fundin e pjesës së parë. Gnabry dhe Sane ishin autorët e dy golave të tjerë, ndërkohë që te Benfica shënuan Morato dhe Nunez. Në Grupin E, Barcelona mori një fitore shumë të rëndësishme 1-0 ndaj Dinamo Kiev. Golin e vetëm e shënoi Ansu Fati në minutën e 71-të. /Rozalb Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit