Home Sporti Juventus fito...

Juventus fiton pastër mes mjegullës ndaj Bolognës (VIDEO)

71
0

Juventus është rikthyer te fitoret në Seria A pas ndalesës së papritur ndaj Venezias. Skuadra e Alegrit mori një fitore të pastër 2-0 ndaj Bolognës në transfertë, një duel që u shoqërua gjatë gjithë kohës nga një mjegull e dendur.

Alvaro Morata zhbllokoi rezultatin që në minutën e 6-të duke shfrytëzuar një asist fantastik të Bernandeschit. Skuadra torineze më pas do të vuante disi presionin e vendasve, por do ta mbronte mjaft mirë rezultatin.

Në minutën e 69-të, Juan Cuadrado shënon një gol shumë të bukur me një goditje në hyrje të zonës, që do ishte një devijim dhe të një mbrojtësi dhe më pas do të përfundonte në trekëndësh. Juventus me këtë fitore mban vendin e 6-të me 31 pikë, po aq sa Roma. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit